Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vrasjen në Podujevë

 

Është arrestuar i dyshuari që të hënën kreu vrasjen e një personi në fshatin Batllavë të Podujevës. Policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur një pistoletë të cilën e ka sekuestruar, derisa në vend të ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.