Kronikë e zezë

21-vjeçarit i konfiskohet një armë në Qirez të Skenderajt

 

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri në fshatin Qirez të Skenderajt të martën në ora 11:10.

Me të dyshohet se ka shtënë E.S., 21-vjeçar, derisa më pas Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit ku ka takuar prindin e tij, dhe ky i fundit e ka dorëzuar armën.