Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Prishtinë

 

Një person në Prishtinë, ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, kanë hyrë dy persona, njëri i armatosur dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor prej afër 600 euro dhe janë larguar.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk ka të lënduar, rasti është duke u hetuar.