Kronikë e zezë

Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë, iu gjet armë në veturë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

L.B., 42-vjeçar, të shtunën në ora 20:30, në rrugën “Xheladin Hana”, është ndaluar nga Policia, dhe në veturë i janë gjetur një armë kallashnikov, një karikator dhe 25 fishekë.