Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit nga Ferizaj që u kapën me lëndë narkotike

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar t’u caktohet masa e paraburgimit XH.G. dhe V.B., të dyshuar për kryerjen e veprën “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit, më 25 tetor të këtij viti, gjatë kontrollimit të veturës së XH.G., është gjetur një çantë krahu, ku është gjetur një qese najloni me narkotikë, ndërsa në banesën e të njëjtit kanë hasur 13 qese me kokainë.