Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për dhunimin e 13-vjeçares nga Gjakova

Foto: Ilustrim
 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “dhunimit” të një të 13-vjeçareje.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 23 shtator e ka pritur të miturën në dalje të fshatit Janosh në Gjakovë e më pas me të kishte shkuar në fshatin Vitomiricë të Pejës. Tutje thuhet se për 6 ditë, për t’iu shmangur Policisë, kanë lëvizur dhe gjatë gjithë kohës e ka detyruar të miturën të kryente marrëdhënie seksuale.