Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për vjedhje në terminalin doganor në Merdar

 

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në raste të vjedhjeve.

B. S. 41-vjeç dhe M. SH. (39), shtetas të Kosovës, janë arrestuar për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit, të ndodhur më 25.10.2021 në terminalin doganor në Merdar, me ç’rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth 50 mijë euro.