Kronikë e zezë

Një person humb jetën duke bartur dru me traktor

Foto: Ilustrim
 

Një person ka vdekur të martën në fshatin Shurdhan të Gjilanit, pasi ishte duke bartur dru me traktor.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në momentin kur humbi kontrollin mbi traktorin që po tërhiqte edhe rimorkion e ngarkuar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të së mërkurës.