Kronikë e zezë

Në Ferizaj arrestohen 2 persona me 1.3 kg marihuanë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Ferizaj dy persona, pasi në veturën me të cilën po lëviznin ka gjetur 1.283 gramë marihuanë.

Kjo ka shtyrë Policinë të bastisë edhe shtëpitë e të dyshuarave dhe më pas ka gjetur edhe në 4.1 gramë drogë të llojit kokainë, thuhet në raportin e Policisë të mërkurën.