Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuar për posedim të marihuanës

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj tre të pandehurve G.I., J.I., dhe Rr. Sh., me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria ka bërë të ditur se deri më 26.10.2021, në fshatin Stubëll, Komuna e Gjakovës, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes, kanë poseduar substanca të cilat me ligj janë shpallur narkotikë. Të njëjtit kanë qenë nën masat e fshehta të hetimit e vëzhgimit, e ku me datë të cekur më lartë, sipas urdhëresës së Gjykatës kompetente, është bërë bastisja në shtëpitë e objektet përcjellëse të pandehurve, ku nga kjo bastisje ka rezultuar me gjetjen e 5 kilogramë e 571 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila është konfiskuar nga zyrtarët policorë.