Kronikë e zezë

Arrestohet ish-zyrtari, dyshohet se ndërhyri ilegalisht në librat amëz

 

Një ish-zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë, tash i pensionuar, është arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës pas dyshimeve se sa ishte në punë ua kishte mundësuar qytetarëve, përmes të dhënave të rreme, tërheqjen e dokumenteve të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Policia, M.B. “në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, në disa raste me persona të ndryshëm, pa vërtetuar dhe verifikuar, në kundërshtim me të dhënat nga librat amzë të skanuar, personat e dyshuar i ka regjistruar në librat amzë kinse kanë qenë të regjistruar, dhe më pastaj të njëjtit i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, kurse të dyshuarit kanë arritur të pajisen me dokumente identifikuese të RKS-së, si letërnjoftim dhe pasaportë me të dhëna të rreme me të cilat dokumente janë paraqitur në shtetet perëndimore”.