Kronikë e zezë

Arrestohet një person, dyshohet se merrte 3000-5000 euro për të siguruar viza schengen

 

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka siguruar viza schengen në ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet të huaj, teksa për një vizë ua ka marrë viktimave nga 3000 deri në 5000 euro.

Sipas Policisë, A.G., dyshohet për kryerjen e veprës penale të “kontrabandimit me migrantë”.