Kronikë e zezë

Arrestohet në Brazil një shqiptar i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge

 

Shaqir (Hektor) Nikolli, është arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet braziliane në San Paulo.

Mediat braziliane, shkruajnë se 45-vjeçar akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Shqiptari është arrestuar të mërkurën e javës së kaluar (20 Tetor).