Kronikë e zezë

Vetaksident në Rugovë, tre persona të lënduar

 

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një vetaksident rrugor në Rugovë të Pejës.

Policia e Kosovës ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur të premten në ora 01:50 pas mesnate, derisa dyshohet se është shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.