Një vit burgim për prizrenasin që rrahu bashkëshorten e tij
Me një vit burgim është dënuar N.J., i akuzuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor. Gjykata Themelore në Prizren njofton se i dënuari më 2 tetor të këtij viti, në shtëpinë e përbashkët, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Nën ndikimin e alkoolit, N.J., fillimisht e kishte goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, derisa më pas e ka goditur në fytyrë me telefon.
“Dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, (në të cilin dënim i llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 tetor 2021, deri në ndërprerjen e kësaj mase)”, thuhet në njoftimin e Themelores së Prizrenit.