Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Han të Elezit, dyshohet se rrahu bashkëshorten

Foto: Ilustrim
 

Një person është arrestuar në Han të Elezit pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur të dielën në ora 11:30, në rrugën “Xhemsedin Suma”, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.