Kronikë e zezë

Shtetasi i Kroacisë sulmon një person në Suharekë

Perleshje
 

Një shtetas i Kroacisë ka sulmuar një person në qytetin e Suharekës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:10, derisa viktima është mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar nga organet gjegjëse dhe me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.