Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim kaçanikasit për dyshimet për veprat penale që ndërlidhen me narkotikë

 

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit S.Sh., për dyshimet e bazuar se ka kryer veprat penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Të pandehurit më 5 nëntor, në shtëpinë e tij në Kaçanik i janë gjetur 47 doza kokainë me peshë 14.9 gramë, një dozë kokainë 0.3 gramë, 27 copa tableta të dyshuara të llojit ekstazi dhe pesë tableta të ndara të vogla të llojit ekstazi.