Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar për falsifikim të parave

 

Një person që ishte në kërkim për veprën penale “falsifikim i parave” është arrestuar në mëngjesin e sotëm, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në Ferizaj me urdhëresë të Gjykatës Themelore të këtij qyteti.