Kronikë e zezë

Arrestohen për vjedhje dy persona në Shtime, i treti në arrati

Foto: KOHA
 

Në qytetin e Shtimes janë arrestuar dy persona të enjten në ora 23:40 nën dyshimin se kanë kryer vjedhje më 10 nëntor. Policia njofton se SH.S. dhe F.Z., të dy të moshës 27-vjeçare, janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime.

Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.