Kronikë e zezë

Konfiskohen mallra të kontrabanduara nga Serbia nga dy rimorkio

 

Zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje - Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Muçivërcë, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, në rrugët malore të fshatit Korminjan, fshat afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë, në dy raste të ndara, kanë identifikuar si të dyshuar një traktor pa targa regjistrimi me një rimorkio të improvizuar, si dhe një rimorkio të braktisur që dyshohej se kishin mall të kontrabanduar.

Traktori me rimorkiot janë sjellë në terminalin Doganor “Dheu i Bardhë”, ku në orët e mbrëmjes është paraqitur personi i dyshuar S.J. i cili ka deklaruar se traktori është pronë e tij dhe se mallin e kishte sjellë rrugëve malore nga Serbia në Kosovë, ka njoftuar Policia përmes një komunikate.