Kronikë e zezë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj kosovarit që shkaktoi aksident të rëndë në Zvicër

 

Prokuroria zvicerane nga ngritur aktakuzë ndaj një kosovari, Ardian C., i cili po akuzohet për shkaktim të aksidentit, shkelje të rregullave të komunikacionit dhe mosdhënie të ndihmës së parë.

Siç shkruan mediumi Blick, i dyshuari kishte shkaktuar një aksident të rëndë në qytetin Dietikon dy vjet më parë, duke goditur një grua me vajzën katërvjeçare.