Kronikë e zezë

Policia kontrollon 19 lokacione në rajonin e Mitrovicës, konfiskon prova të shumta

 

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, janë duke vazhduar veprimet policore për parandalim dhe zbulim te veprimtarive te dyshuara ilegale.

Veprimet policore po realizohen mbi bazën e pranimit te informatave për veprimtari të ndryshme të dyshuara, ku me urdhër kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore ne Mitrovicë, me datat 24-25 nëntor ka kryer kontrolle në gjithsej 19 lokacione, ku prej tyre gjashtë kontrolle janë kryer në Mitrovicë, tetë në Vushtrri, dhe pesë në Skenderaj.