Kronikë e zezë

Dyshohet se tentoi ta dhunonte të miturën, prizrenasit i caktohet masa e paraburgimit

Foto: KOHA/Ilustrim
 

I është caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh të pandehurit M.XH., nga Prizreni, që dyshohet se ka tentuar të dhunojë një të mitur. Rasti ka ndodhur më 9 nëntor të këtij viti, ku i pandehuri në orët e pasdites e kishte ndaluar një vajzë duke e kapur për krahu dhe duke i thënë “ndalu se nuk të bëjë asgjë”. Ai thuhet se e ka prekur të miturën në pjesë të ndryshme të trupit.

I pandehuri do të qëndrojë në paraburgim deri më 24 dhjetor.