Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për të dyshuarin që keqpërdori kartelat bankare

 

Gjykata Themelore në Ferizaj, i ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj një personi për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kreditit”.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se personi me inicialet A.B., në bashkëkryerje me personin D.Zh., kanë përdorur në mënyrë të paautorizuar kartelën bankare “Visa”, të cilën paraprakisht e kishin modifikuar.