Kronikë e zezë

S’ka të dyshuar për vrasjet në Deçan, policia po heton në dy-tri pista

 

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se janë dy ose tri pista të dyshimeve që po hetohen nga autoritetet lidhur me vrasjet në Deçan, të premten. Megjithatë, ai ka thënë se tash është ende herët të ketë persona të dyshuar për rastin.

Të premten në mbrëmje, një person i maskuar besohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi duke lënë në vendin e ngjarjes shoferin, ndërsa dy nxënës humbën jetën më pas si pasojë e plagëve të marra.