Kronikë e zezë

Arrestohet një person për vjedhje në Vushtrri

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar B.M. nën dyshimet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Sipas policisë, i dyshuari sot, rreth orës 02:40, ka hapur me forcë zyrat e Western Union në Vushtrri dhe ka vjedhur një arkë me para të metalta – 70 euro.