Kronikë e zezë

Gjenden 70 mina në Gjakovë

 

Në fshatin Zylfaj të Gjakovës janë gjetur 70 mjete të pashpërthyera, gjegjësisht mina. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën në ora 12:00, ku një person ka raportuar se minat i kishte hasur në pyll të fshatit.

“Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë bërë tërheqjen e 70 copë mjeteve të dyshuara (minë E-3) në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftimin policor.