Kronikë e zezë

Rrahje në veri të Mitrovicës, tre persona përfundojnë në spital

 

Tre persona janë lënduar në një rrahje në veri të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rrahja ka ndodhur të hënën në ora 23:00, ku dy prej tyre janë plagosur me armë zjarri e tjetri ka marrë lëndime nga rrahje.

“Rasti ka ndodhur në afërsi të një lokali në rrugën ‘Vardarska’. Policia është duke u marrë me rastin, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, i ka thënë Policia KOHËS.