Kronikë e zezë

Dënohen me burgim dhe gjoba pesë persona lidhur me narkotikë dhe posedim të armëve

Foto: Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve T.S, A.B, S.R, F.R, dhe A.Rr. për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”, ndërsa i akuzuari T.S edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I akuzuari T.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vite, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit dhe dënim me gjobë në shumë prej 3000 euro, ka njoftuar Gjykata.