Kronikë e zezë

Kryetari i Klinës dënohet nga Gjykata në Pejë

 

Për të dytën herë është shpallur fajtor kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, për veprën penale “konflikt interesi”.

Gjykata e Pejës atë e ka dënuar me 4 mijë euro gjobë, për shkak se në vitin 2018 kishte ndikuar që vajza e tij të punësohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në komunën ku ai e udhëheq.