Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj personit që shkaktoi aksident me fatalitet në Han të Elezit

 

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit F.R. mbi dyshimin e bazuar se ai më 29 nëntor shkaktoi aksident me fatalitet në Han të Elezit.

Sipas Themelores, i dyshuari nuk ka respektuar rregullat e komunikacionit duke mos e përshtatur shpejtësinë në rrugën në drejtim të Kaçanikut, ndërsa ka goditur tashmë të ndjerin I.D., që ka kaluar rrugën nga ana e majtë.