1 perditesime
Kronikë e zezë

Plagosja në Bardhosh të Prishtinës, arrestohet një i dyshuar

Plagosja në Bardhosh të Prishtinës, arrestohet një i dyshuar
22:02

Plagosja në Bardhosh të Prishtinës, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për plagosjen e dy personave të tjerë sot në Bardhosh të Prishtinës.

Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimin e një arme të zjarrit në cilësi të provës materiale.

Dy persona janë plagosur me armë zjarri sot rreth orës 15:20, në Bardhosh të Prishtinës për motive ende të panjohura.

Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti./KSP

17:20

Plagosen dy persona në Bardhosh

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës, pasditen e së mërkurës.

Të dyshuarit janë ende të panjohur për Policinë e Kosovës, ndërkohë që rasti po hetohet.

Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.