1 perditesime
20:43

Reagon poligoni ku vdiq 24-vjeçari: Ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme

Poligoni i Shenjëtarisë në Obiliq ku të mërkurën vdiq një 24-vjeçar, ka reaguar lidhur me këtë rast, duke thënë se ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga ky poligon, ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat e sigurisë.

“Me qëllim të informimit të drejtë dhe me qëllim të parandalimit të thashethemeve dhe dezinformatave të shumta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave të përfshirë në ngjarje, njoftojmë opinionin se para pak kohësh, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar te gjitha procedurat standarde të sigurisë. Kërkojmë nga të gjithë, e sidomos mediat që të kujdesen për mënyrën e informimit dhe të kenë respekt ndaj familjes së të ndjerit. Çfarëdo informate rreth këtij rasti, do ta merrni nga zyrtarët përkatës të Policisë se Kosovës", thuhet në reagimin e poligonit.

19:33

Vdiq një 24-vjeçar pasi u plagos me armë në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq

Një person ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një 24 vjeçar, ka marrë plagë arme zjarri, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, mirëpo nuk u ka mbijetuar plagëve, ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla..

Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.