Kronikë e zezë

​Suspendohet polici që rrahu një të mitur në Kaçanik

Foto: Ilustrim
 

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është suspenduar sot për përfshirje në rrahjen e një të mituri me aftësi të kufizuara në Kaçanik.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës në Facebook thuhet ndaj Rr. M., zyrtar policor, stacioni policor në Kaçanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës.