Kronikë e zezë

Vërtetohet dënimi me burgim për Kërstiqin e Shabanin për krime lufte

 

Gjykata e Apelit të Kosovës ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e datës 23 mars të këtij viti, ku janë dënuar për krime lufte në Kosovë ndaj popullatës civile Zlatan Kërstiq e  Destan Shabani.

Kërstiq është dënuar me burgim prej 14 vjet e 6 muaj, ndërsa Shabani me 7 vjet burgim.