Kronikë e zezë

Lëndohet një person nga shpërthimi i një bombole gazi në Prishtinë

 

Një person është lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë.

Policia e ka konfirmuar lajmin për Kohën duke shtuar se bëhet fjalë për një bombole gazi e cila është shfrytëzuar për nevoja familjare.