Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj kosovarit që dyshohet se luftoi në Siri

ISIS
 

Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë të pandehurit N.L., i cili akuzohet se ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, derisa më 28 prill të 2013, ishte kthyer në Kosovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri me bashkëshorten F.L., dy vajzat dhe nusen e djalin E.K., kishin shkuar në qytetin Gazientep të Turqisë, ku janë pritur nga pjesëtarët e ISIS-it, derisa kanë kaluar përmes rrugëve ilegale në drejtim të Sirisë.