Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj personave që dyshohet se ngacmuan e kanosën dy gazetarë

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave që dyshohet se kanë kanosur e ngacmuar dy gazetarë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se R.S. ka ngacmuar gazetarin SH.K., duke i kërkuar ta largojë nga mediumi një shkrim, derisa i pandehuri T.P., ka kryer veprën penale ‘kanosje’, pasi ka kërcënuar gazetarin G.G., përmes rrjetit social Facebook.