Kronikë e zezë

Arrestohet në Shtime 38-vjeçari i kërkuar për narkotikë

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se patrulla e stacionit policor në Shtime, të shtunën në orët e hershme të mëngjesit, ka ndaluar në Shtime një person me inicialet SH.B (M/K) 38 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ’’, me dënim burgimi prej 6 muajve.