Kronikë e zezë

I dehuri në Pejë sulmon fizikisht dy policë

Foto: KOHA
 

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në Pejë pasi që i njëjti nuk e ka respektuar orarin e lëvizjes dhe nën ndikim të alkoolit, në objektin e stacionit policor në Pejë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari ma vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.