Kronikë e zezë

400 euro gjobë zyrtarit në Ferizaj për mosdeklarim të pasurisë

 

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar G.K. me 400 euro gjobë për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

I pandehuri akuzohet se më 1 mars deri më 19 qershor 2020, duke qenë në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ka qenë i detyruar që brenda afatit të bëjë deklarimin e pasurisë, të ardhurve, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare.