Kronikë e zezë

Paraburgim për dy të pandehur që u kapen me afër 2 kilogramë drogë

 

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve Sh. I. dhe F. A.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se me rastin e bastisjes nga Policia e Kosovës, në banesën e marr me qira nga i pandehuri Sh. I., në Gjilan, janë gjetur një peshore digjitale dhe 5 paketime me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë prej 30.6 gram. Po ashtu, në të njëjtën ditë me rastin e bastisjes së kryer në shtëpinë e të pandehurit F. A., janë gjetur një peshore digjitale dhe 17 qese –paketime me substancë narkotike, e llojit heroinë, me peshë prej 1 kg e 713.8 gram, të cilat i pandehuri Sh. I., i’a kishte lënë për ti shitur të pandehurit F. A., në mënyrë që të fitoj nga shtije e substancës narkotike.