Kronikë e zezë

Ish-kryetarit të Malishevës i konfirmohet aktakuza për keqpërdorim detyre

 

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për keqpërdorim detyre ndaj ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në një njoftim për media, Apeli ka bërë të ditur se ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për hedhje të aktakuzës, së ngritur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.