Kronikë e zezë

Kapen mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara nga Maqedonia Veriore

 

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se Njësitet e Antrikontrabandës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili udhëtonte në Ferizaj në drejtim të Prishtinës.

Pasi është ndaluar automjeti transportues është konstatuar se ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore.