Policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur vajza e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë të premten.
Nëna, që e kishte raportuar atë të zhdukur, ishte paraqitur së bashku me vajzën në stacion të Policisë të shtunën.
Vajza kishte deklaruar se ka qenë duke qëndruar me një burrë me vetëdëshirë me të cilin është në lidhje dashurie.
Policia e ka cilësuar rastin si dhunim dhe është arrestuar i dyshuari e është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 10.12.2021 – 13:20. Në stacionin policor është paraqitur ankuesja kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila ka qenë e raportuar e zhdukur. Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje dashurie. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.