Kronikë e zezë

Policia ndalon një rast të kontrabandës me mallra në kufi [foto]

 

Policia Kufitare e Kosovës ka sekuestruar sasi të madhe të mallit, që dyshohet të jetë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Sipas njoftimit, Policia Kufitare ka ndaluar një kamionetë dhe një furgon dhe gjatë kontrollit në to është gjetur sasi e konsiderueshme e këpucëve, tutave dhe material. Sipas vlerësimit fillestar, vlera është rreth 20 mijë euro.