Kronikë e zezë

Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit të Policisë, vozitësi mashkull kosovar, nga pakujdesia ka goditur në rrugën nacionale N2 në Zubin Potok, dy vetura të tjera të parkuara.