Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë, arrestohen katër persona

 

Një person është lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa personave, në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, mesditën e së premtes.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në këtë rast ka pasur edhe gjuajtje me armë.