Kronikë e zezë

Ndalohen dy persona në Gjilan, dyshohet se kontrabanduan barna nga Serbia

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e të dielës është ndaluar një veturë me targa të huaja, në të cilën gjendeshin dy shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur një sasi e barnave që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia. Barnat janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Doganës.